Kualifikimi historikë për në Francë 2016-të ka bërë që kuotat e De Biasit të rriten ndjeshëm në treguan e treningut. Ofertat ndaj teknikut italo-shqiptarë nuk kanë munguar, e fundit vjen nga Serie A.

Romatoday.it vjen me një lajm të bujshëm: De Biasi mund të marrë drejtimin e Lazio-s duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Evropiani pritet të jetë etapa e fundit e De Biasit në krye të përfaqësueses Shqiptare.

Lazio pritet të nisë një revolucion sezonin e ardhshëm dhe De Biasi shihet si njeriu i duhur për të marrë timonin e Lazio-s. Rivali kryesorë, apo kandidati me potencial, për të marrë drejtimin e Lazio-s është Mihajlovic. Serbi pëlqehet shumë nga presidenti Lotito por jo nga Tare.

Drejtori teknik i Lazio-s shihet si njeriu kyç për të bërë të mundur këtë lëvizje. Tare e pëlqen shumë De Biasin, nga ana tjetër me Mihajlovic ka pasur gjithnjë fërkime që nga koha kur luanin të dy tek Lazio. Kjo tratativë pritet të marri jo pak kohë, fundi i kampionatit Evropian pritet të përcaktojë shumë, mbi të gjitha të ardhmen e De Biasit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb