Barcelona bën hapa pas. Kur të gjithë prisnin shkarkimin e Ernesto Valverde, vendimi i klubit “blaugrana”, ose më saktë ai i presidentit Bartomeu ishte krejtësisht i ndryshëm. Tekniku do të qëndrojë, pavarësisht dështimeve të mëdha në gjysmëfinalet e Champions dhe finalen e Kupës së Mbrerit, ndërsa një revolucion i vërtetë do të përfshijë skuadrën në merkaton e verës.

C 29 Fotogallery 1025613 Imagegallery Imagegalleryitem 30 Image
C 29 Fotogallery 1025613 Imagegallery Imagegalleryitem 30 Image

Mediat pranë klubit katalunjas bëjnë të ditur se të paktën nëntë lojtarë do të largohen, mes tyre emra të rëndësishëm si Coutinho, Rakitic, apo Malkom. Po ashtu, nuk do të blihet kartoni i Kevin Prince Boateng dhe Jason Murillo, të cilët u afruan në formë huazimi gjatë merkatos së dimrit. Në listën e lojtarëve në dalje janë edhe Cilisen, Vermalen dhe Rafinha. Gjithçka e qartë sa i përket shitjeve, ndërsa goditjet e mëdha në tregun e transferimeve pritet të vijnë me listën e blerjeve. De Jong pret vetëm prezantimin, ndërsa dy objektiva të mëdha të kampionëve spanjollë janë De Ligt dhe Griezmann.

C 29 Fotogallery 1025613 Imagegallery Imagegalleryitem 31 Image
C 29 Fotogallery 1025613 Imagegallery Imagegalleryitem 31 Image

Por në vorbullën e lajmeve për Barcelonën, një është më i bujshëm se të gjithë. Bëhet fjalë për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”.

D7sfpzmw4aykhtg C99ad2eb0ca4b693bc639220ef1b4733 1920x1080
D7sfpzmw4aykhtg C99ad2eb0ca4b693bc639220ef1b4733 1920×1080

Sulmuesi brazilian nuk e ka fshur asnjëherë se i mungon Barcelona, ndërsa sipas të përditëshmes “Sport” klubi katalunjas po e merr seriozisht një shkëmbim mes tij dhe Osmane Dembele, që gjithashtu kërkohet nga Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: