Marco Asensio është rishfaqur në horizontin e FC Barcelona. Mundo Deportivo bëri të ditur këtë javë se anësori i Real Madridit pëlqen të luajë në Camp Nou dhe se klubi i Barçës do të konsideronte nënshkrimin e tij në rast se nuk rinovon kontratën që përfundon në fundin e sezonit.

Disa orë pas informacionit nga Mundo Deportivo, Asensio nuk ia mbylli derën një të ardhmeje te Barça, gjatë një interviste në COPE. “Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Do të ishte hera e dytë që katalanasit kanë një mundësi reale për të “rrëmbyer” Asensio. Tetë vjet më parë, kur Marco ishte 18 vjeç dhe luante për Mallorca, ishte pranë kalimit te rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

Tft

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: