Lënia jashtë Botërorit nga Joachim Low e Leroy Sane befasoi jo vetëm futbollistin, por pothuajse të gjithë futbolldashësit në botë.

22-vjeçari i cili sezonin e fundit u shpall lojtari i ri më i mirë i “Premier League”, pas vendimit të trajnerit të Gjermanisë reagoi duke deklaruar se ishte shumë i zhgënjyer.

Së fundmi duket se futbollisti ka gjetur ‘ilaçin’ për të kaluar zhgënjimin. Ai është ‘arratisur’ në SHBA, konkretisht në Kaliforni së bashku me të dashurën e tij për të kaluar disa ditë pushimi.

Ka qenë pikërisht Candice Brook ajo që ka zbuluar këtë detaj, shkruajnë mediat britanike. Ajo ka postuar një video në rrjetet sociale ku duket së bashku me Sane duke kaluar disa momente relaksuese.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb