Momente ankthi e frike në Lezhë, ku me gjithë përpjekjet titanike të banorëve është mbytur një kalë.

Hapja e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet ka bërë që të ketë prurje të shumta në Lumin Mat, duke rrezikuar në disa segmente dëmtimin e argjinaturës në zonën e Tales në Lezhë. Sipas banorëve, rritja e nivelit të ujit ka qenë e menjëhershme duke përmbytur mjaft zona të mbjella si dhe bagëtitë.

Në pamje duket qartë kali i lidhur i cili mundohet të mbijetojë përmbytjes. Disa banorë u futën me varkë për ta shpëtuar. Ata përpiqen ta lidhin kalin, duke rrezikuar dhe jetën, por për shkak të rrymës, ai ikën me rrjedhën e lumit dhe mbytet. Siç shihet nuk ka asnjë autoritet vendor ose forca të ushtrisë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: