Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Haxhia. Dyrmishi është emëruar në këtë post në dhjetor të 2017.

Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Vlen të përmendet se Ani Dyrmishi është aktualisht, që nga viti 2019, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: