Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një tryezë me shoqërinë civile.

Me sloganin “Shqipëria në rrezik” është zhvilluar takimi i kësaj të mërkure.

Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj. Në fjalën e tij Malkaj u shpreh se ajo që duhet bërë është të ‘vritet’ shprehja e ç’më duhet mua.

Mehdi Malkaj: Edhe e folura me mik është? Çfarë duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua! Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar. U hodh gaz, e ç’më duhet mua…Kjo duhet vrarë e ç’më duhet mua…Duhet të heqim këtë ç’më duhet mua…

Sonila Meço: Duhet ti thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë për të kompensuar këtë rritje të çmimeve…Troç, duhen alternativa…

Armir Shkurti: Duhet një platformë për çmontimin e oligarkisë. Pra duhen çmontuar monopolet dhe oligarkia…Edhe në PD duhet të nisë një platformë… Si do të jetë PD, përmend një deklaratë të thënë më parë…Si është Shqipëria sot do të jetë PD nesër…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb