“Interi është gjithmonë një emocion! Faleminderit Turam për ftesën në San Siro”. Ishte ky mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga Kristina Liliana, e cila bëri publike miqësinë mes sulmuesit francez dhe modeles ukrainase.

Kristina u shfaq në stadiumin “Meazza” me fanellën e zikaltërve të Lothar Matthäus. Jo sepse legjenda e futbollit gjerman është thjesht një idhull i saj.

Kristina 1
Kristina 1

Modelja ukrainase ka qenë e martuar për dy vite me ish-mbrojtësin gjerman dhe duket se e vetmja gjë që ka mbetur prej tij është dashuria për ngjyrat zikaltër, duke bërë tifo ashtu si më parë, për Interin.

Kristina
Kristina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb