Tirana fitoi titullin këtë sezon në Abissnet Superiore. Pas ndeshjes së humbur 2-3 me Kukësin, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi dha një intervistë për Gol pas Goli. Ai u shpreh i lumtur për arritjen, ndërsa e cilësoi sezonin të lodhshëm.

“Si ka qenë ky sezon? – I lodhshëm. Ka filluar shumë shpejt dhe ka mbaruar shumë herët. Duke pasur 36 javë dhe disa ndeshje Kupe është e lodhshme.

Sfidë më e vështirë përpara. – Është e vërtetë që ka qenë një arritje e madhe. Këtë do t’ia ndajë lojtarëve, bashkëpunëtoreve dhe klubit. E dimë që pritshmëritë janë të mëdha. Kemi filluar punën dhe gjatë kësaj periudhe të paraqitemi denjësisht në Kupat e Europës.

 

 

Të pestë trajnerët e fundi që janë shpallur kampion janë larguar  – I mbetet klubit ta zyrtarizojë. Unë e kam vendosur. Unë bëjë punë sikur të jem gjithë jetën këtu. Shpresoj që me këtë grup të vazhdojmë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb