Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një dalje për mediat, sulmoi grupin e Bardhit dhe të Rithemelimit. Ai tha mes ironisë se ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur dhe foli për pazare me Ramën.

Basha tha se Rithemelimi është bërë palë me mazhorancën për një Amnisti Penale e cila amniston të korruptuarit, por jo protestuesit e opozitës.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptuarit por jo protestuesit e opozitës.
Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.
Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar.
Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli.

Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur.

Ky parlament ka marrë fund. Pritshmëritë janë zero. Vëmendja jonë është ndaj qytetarëve dhe këtij parlamenti. Do t’i bëj të ditur opinionit publik se ku qëndron PD. Ata po i mbajnë amendamentet aty të bllokuar, dhe këta revolucionarët. Ne jemi ngritur dhe kemi thënë; mos votoni amnistinë. Ata janë bashkë. Amnistuan të korruptuarit. Kush ka pritshmëri ndaj PS dhe aneksit të tyre, do të zhgënjehen. Duhet të distancohen me shpejtësi dhe t’i bashkohen PD-së zyrtare që sot mbron interesat e shqiptarëve”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: