TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodani, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për vjedhje, i denoncuar që në vitin 2019 prej tij.

Berisha shkruan se arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë, duke e cilësuar administratën me hajdutë dhe kriminelë.

POSTIMI I BERISHËS
Administratë me hajdutë dhe kriminelë!
Alfred Prodani, drejtori i ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë.
Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi ate.
“Dua te them dicka ce ta besh mediatike ce Drejtori I ujesjellesit te lacit alfred Prodani asht arrestuar sot ne ore 10 te paradites nga interpoli per vjedhje grabitje me dhun ne Spain ai ndodhe para burgumit ne tiran pritet te ekstradohet naten e mir zoti te rujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb