Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Casemiro në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës së mesfushorit brazilian në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” e transferuan Casemiron në verën e vitit 2022 nga Real Madrid, në një marrëveshje që atëherë u konsiderua si një nga goditjet më të mëdha të klubit në merkato.
Gjatë kohës së tij te United, ai ishte një nga liderët e skuadrës në repartin e mesfushës, duke sjellë eksperiencë, stabilitet dhe mentalitet fitues pas një periudhe të suksesshme me Real Madridin. Në Manchester, Casemiro luajti për 4 sezone.
