Pjesë e diskutimit në emisionin “Real Story” në ‘News24’ ishte dhe fakti se ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi e mori vesh lëvizjen e tij në këtë institucion përmes një postimi në ‘Twitter’ që bëri kryeministri Edi Rama.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se zgjedhja e Çuçit në këtë post ishte i duhuri, pasi ai është njohës i mirë i çështjeve vendore, ndërsa theksoi se ishte një lëvizje atje ku e kërkonte detyra. Mes të tjerash ajo pohoi se nëse e mori vesh një orë më parë apo më vonë, kjo është një çështje që nuk ka rëndësi dhe se do të ishte luks në këtë kohë.

“Çuçi ishte ministër dhe detyra e kërkonte në një ministri tjetër. Jemi në të njëjtën fushë loje. S’ka ndonjë çudi të madhe. Ka eksperiencë të madhe me pushtetin lokal. Nuk është vetëm policia po, edhe ta pyesësh është pak e tepërt. Ministër ishte, atë detyrë do bënte. Duhe! Kjo punë nuk është me dëshirë. Duhej në atë moment dhe Çuçi ishte zgjedhje e duhur. Njeh sistemin e adresave dhe administrimin territorial. Njeri s’do e bënte më mirë se ai. Ishte për të mirën e të gjithëve. Pastaj a duhet ta dinte Çuçi një orë më pak apo më vonë, kjo është luks i tepër në këtë kohë. Ministria e Mbrojtjes dhe e Jashtme janë ministri kyçe qe kanë bashkëpunim me ambasadën e SHBA-ve. Janë partnerët tanë strategjik. Cakaj ka qenë një partner këto dy vite, ka bashkëpunuar me SHBA. Konfirmimi që ka dhënë dhe ambasadorja Yuri Kim, është mesazh i mirë. Ata janë bashkëpunues të mirë. Amerikanët investojnë tek ushtria jonë. Ndërsa presidenti i Republikës nuk ka çfarë të bëjë, edhe nëse reagon apo jo.”, tha Spiropali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: