Juventusi i këtij viti është ndërtuar për të arritur suksesin në Europë dhe këtë përveçse pohimeve të presidentit dhe trajnerit e tregon edhe kosto e stolit të ‘zonjës së vjetër’.
Aty mund të gjesh veteranë që ishin në fushë në finalen e Botërorit, si Mandzukiç apo Matuidi, ka eksperiencë në prapavijë, por edhe ekspertë në arenën ndërkombëtare.
Cilësi këto që sipas mediave italiane po t’i llogarisësh kapin vlerën e 282 milionë eurove. Emre Can, Bernardeschi apo Rugani janë ata që ngrenë dukshëm shifrën e milionave. Trajneri i Juventusit ka fituar ndeshje vendimtare me lëvizjet nga pankina dhe kjo e fundit ishte shembull i qartë.
(BalkanWeb)