Teuta-Kukësi është një tjetër përballje interesante në javës 31 të Kategorisë Superiore, pasi të dy ekipet kanë synimet e tyre në këtë pjesë të mbetur të sezonit.

Të dy ekipet në fillim ishin pretendente, por tani durrsakët kërkojnë të shmangin pozicionin që të çon në play-out, ndërsa verilindorët për të mbajtur minimalisht vendin e tretë për një vend në kupat e Evropës. Prandaj në takimin e kësaj jave të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, pasi një pikë vlen pak për të dyja skuadrat.

Teuta vjen në këtë sfidë pas fitores me Dinamon, ndërsa Kukësi nuk fiton prej 5 ndeshjeve. Gjysma e dytë e kampionatit nuk ka qenë aspak e mirë për verilindorët, pasi nëse deri në janar ishin në vendin e dytë dhe shumë pranë Tiranës me 28 pikë, tashmë ndodhen në vendin e tretë dhe kanë marrë vetëm 18 pikë.

Skuadra ndjen edhe ultimatumin e presidentit Gjici për të Evropën, ndërkohë që Longo duhet të bëjë në këtë ndeshje pa 6 futbollistë titullarë për arsye të ndryshme. Teuta-Kukësi do të luhet të premten në “Niko Dovana” në orën 19:45.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb