Muza e piktorit Pikaso, Françoise Gilot, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare.

Gilot vdiq në një spital në Manhattan, vdekja e saj u konfirmua nga vajza e saj, e cila tha se artistja franceze kishte luftuar me sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Piktorja franceze ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Fotografia e tyre duke ecur të lumtur në rërë në vitin 1948 është shumë e famshme.

Por në të njëjtën kohë Gilot njihet si gruaja e vetme që e la. Për të është shkruar një libër me titullin “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig dhe i referohet jetës së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb