PSG befasoi jo pak duke zgjedhur Christophe Galtier si pasuesin e Pochettino, një trajner me një CV jo të pasur, por së fundmi L’Equipe ka bërë një zbulim të bujshëm.

Trajneri i ri i PSG nuk ka ri kualifikuar diplomën e tij UEFA Pro, për këtë arsye ai nuk është regjistruar nga Federata Franceze. Sipas rregullave, çdo trajner duhet të rinovojë diplomën e tij çdo tre vjet, diçka që Galtier nuk e ka bërë ende.

Pavarësisht këtij fakti, kontrata e tij 2-vjeçare me PSG nuk është në rrezik. Trajneri pritet ti nënshtrohet një testimi gjatë pauzës që do të vijë si pasojë e grumbullimit të përfaqësueseve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb