Shkupi ka mbetur pa trajner. Klubi shqiptar ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Cihat Arslan, pasi ky i fundit ka kërkuar largimin për shkaqe familjare. 53-vjeçari turk, Arslan numëron 17 ndeshje në krye të kësaj skuadre.

“Kur ekipi po merrte formë dhe stabilitet, ndodhi e papritura në stafin teknik. Trajneri i deritanishëm, Cihat Arslan për shkak të çështjeve familjare ishte i detyruar që të kthehet në vendlindje që të jetë pranë familjes së tij. Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme. Në ndërkohë kryesia e klubit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Arslan, e për çka do të jeni të informuar me kohë” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb