E ardhmja e sulmuesit Stiven Shpendi mund të jetë larg Italisë, pasi për të tashmë ka interesim edhe nga jashtë saj.

Mediat italiane bëjnë të ditur se sulmuesi i cili ka spikatur me Empolin në sezonin e kaluar në Serinë B, është kthyer në një objektiv të merkatos të klubit të Uotford i cili luan në Championship në Angli.

Trajneri i skuadrës angleze është Alesio Dionisi, i cili në të kaluarën ka drejtuar Empolin dhe kishte pikërisht Shpendin nën urdhrat e tij. Ai është i bindur se sulmuesi mund të lërë shenjë në futbollin anglez ndaj në këto ditë të fundit të merkatos, do të mundohet të afrojë futbollistin në radhët e Uotford.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb