Të dy viktimat e mëngjesit të sotëm kanë dicka të përbashkët. Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj zbulon detaje për gjendjen e tyre shëndetësore për “BalkanWeb”.

Sipas tij, si 43-vjecari nga Kavaja, ashtu edhe 61-vjecari nga Tirana kanë pësuar komplikacion të menjëhershëm, pra sëmundja ka avancuar nga gjendja mesatare në atë të rëndë, menjëherë. Ndonëse janë intubuar të dy, kjo nuk ka mjaftuar, thotë ai.

“Dihet fakti që viktima e 5-të ka qënë në terapi intensive, por sëmundja ka përshpejtuar, kemi një ngjashmëri me të dyja vdekjet. Nga të dhënat përshkallëzimi ka qënë I menjëhershëm, nga mesatar në të paintubuar. Të dy në pak minuta kanë pësuar komplikacione, janë intubuar pastaj por as kjo nuk ka mjaftuar, nuk është mundur t’i shpëtohet jeta”,- tha Skëndaj.

Gazetari tha gjithashtu se, aktualisht në Infektiv janë të shtruar 40 persona, ndërsa mbi 12 persona kanë ardhur si urgjenca mjekësore.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb