Ajo është pa diskutim një nga femrat më të bukura të botës së televizionit dhe me një bukuri që nuk arrijnë ta venitin vitet. Inis Gjoni ka arritur të mbajë formën fizike të shumë viteve më parë, kohë kur ajo ishte balerinë profesioniste. Ka bërë shumë punë në television, të gjitha në mënyrë perfekte.
Nga prezantuese spektaklesh, regjisore e moderatore, duke gjetur ekuilibrin perfekt si regjisore në teatër. Natyrisht, kjo e fundit është një punë në paskuintë, vend ku ne që e pëlqejmë nuk do të donim ta shihnim pafundësisht. Por Inisi ka pasur gjithnjë një sens mase, duke e bërë publikun që ta marrë malli për të.

Ajo nuk ka sjellë ndonjë gjë të re kohët e fundit, ndërkohë që është prezente në evente të rëndësishme, si dhe në kopertina të ndryshme revistash, ku vijon të jetë super e kërkuar, edhe për shkak të pamjes së bukur që ka. Jo rrallë ka preferuar që të pozojë bashkë me të bijën, duke u veshur njësoj dhe të dyja bashkë ngjajnë një mrekulli. Kohët e fundit, Inisi është fotografuar në plazhin e Golemit dhe pikërisht për këtë arsye u lakua se po bënte plazh ekonomik.
Në fakt, jo të gjithë mund ta dinë që Inisi gjatë gjithë jetës së saj nuk ia ka kursyer asnjëherë vetës luksin që i është dashur. Ka pasur gjithmonë makina të shtrenjta dhe veshje markash. Edhe këto kohë, pavarësisht se nuk është në ekran, ajo në jetën e përditshme vishet me marka, të cilat ndonjëherë i ndan edhe në rrjete sociale, si p.sh. Guçi, Chanel etj.
Për momentin, motra e saj, Ingridi, është në kulmin e aktiviteteve. Ajo poston shpesh foto dhe video nga koncertet e saj, ndërkohë që klipi më i fundit në duet me Gketo Lucajn, rezultoi një sukses absolut./Panorama
