Sot pritej një takim tjetër mes trajnerit Thomas Brdariç dhe drejtuesve te Vllaznise por tekniku mësohet se është nisur drejt Gjermanisë. Sipas burimeve trajneri Brdariç thuhet se është larguar për arsye dokumentacioni por është ende e paqarte nëse kjo është arsyeja e vërtetë. Brdariç sipas burimeve pritet që të vije sërish ditën e shtunë në Shkodër për të përfunduar bisedën me drejtuesit e Vllaznise nëse do vijoje apo jo të jetë ai trajneri i kuqebluve. Brdariç ka prere biletën në orët e para të mëngjesit dhe është nisur drejt Gjermanisë. Në takimin e mbrëmshëm me drejtuesit e Vllaznise Brdariç nuk ka rënë përfundimisht dakord duke u ndalur në dy pika, e para është pagesat e prapambetura dhe e dyta janë lojtarët për pjesëmarrjen në Kupat e Europes dhe ka kërkuar fusha për stërvitje me standarded e duhura.

Brdaric 1 770x470
Brdaric 1 770×470

Largimi i Brdariç drejt Gjermanisë ishte i papritur dhe tashme nuk dihet nëse ai do të kthehet serish apo jo edhe pse në fakt në Shkodër e presin për të përmbyllur bisedën. Mbrëmë Brdariç u shpreh se e përgjithshmja duket mire por kane mbetur dy pika pa u zgjidhur por papritur sot ne mëngjes është nisur drejt Gjermanisë edhe pse pritej një takim ditën e sotme në Shkodër për të vendosur përfundimisht. Brdariç ka disa oferta te majme dhe kjo është arsyeja që ende nuk ka vendosur për të vijuar ose jo ne Shkodër. Tashme duhet të presin ditën e shtune për të parë se çfarë do të ndodhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb