TIRANE

Ilnisa Agolli u eliminua mbrëmjen e së shtunës nga Big Brother VIP. Sot ajo ka dhënë një intervistë për Fan Club ku cilësoi 4 banorët e shtëpisë që sheh në finale. Ajo që bën përshtypje është përzgjedhja e Eglës në këtë katërshe, edhe pse më parë Ilnisa e ka quajtur “lojtare të varfër”.

Ilnisa Agolli: Po Meritonin padyshim. Po hajt, meqë është qaraman edhe Romeon. Kë kemi tjetër, kemi majdanozin. Po e fus edhe Eglën…

Enxhi Nasufi: Lojtare e varfër por e sheh në finale.

Ilnisa Agolli: Po patjetër sepse ajo duhet të zbërthehet deri në fund dhe pikëpyetjet e mëdha që unë nuk po i jap dot përgjigje përballë teje dhe ndoshta nuk do t’i jap dot edhe nesër përballë një publiku shumë më të gjerë, Egla duhet të zbërthehet në lojën e saj. Unë jam kurioze vetë për Eglën sesi do të reagojë, më keq apo ndoshta do t’i vijë pak…

Enxhi Nasufi: Personazh tjetër që sheh në finale ke?

Ilnisa Agolli: Po themi, Julin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: