TIRANE

Motra e Ergi Dinit, Barbana Dini, ka publikuar ditën e djeshme këngën e fundit të Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re pas një aksidenti me motor në dalje të Bllokut në Tiranë.

“Loco”-mban titullin kënga të cilën Ergi e kishte punuar para se të ndahej tragjikisht nga jeta në vitin 2016. Barbana tregon se vendosi ta publikojë dje këngën sepse është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës.

Tekstin e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Sa i përket videoklipit, pamjet janë përshtatur me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barbana nw krah tw fotos sw postuar nw profilin e saj në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: