Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Flanders të Belgjikës ku një 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij, shtatzënë 28-vjeçare, dhe fëmijën ne saj pesë-vjeçar.

Burri është paraqitur në komisariat në orën 6.30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, ndërsa autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa në vend ndodhej edhe grupi mjekësor.

“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.

Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve. Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: