Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Indinë qendrore, raporton Anadolu.

Sipas Hitika Vasal, oficer i lartë i policisë në zonë, incidenti ndodhi në qytetin Gwalior të shtetit Madhya Pradesh pasi një autobus u përplas me një auto-riksha që transportonte 12 gra.

Vasal për AA tha se të gjithë pasagjerët e automjetit dhe shoferi humbën jetën në aksident.

Ministri i Transportit Shtetëror, Govind Singh Rajput në një video-mesazh tha se është duke u zhvilluar një hetim.

Kryeministri Shivraj Singh Chouhan ka njoftuar kompensimin financiar për familjet e tyre.​​​​​​​

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb