Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aicurzio të Italisë. Mediat shkruajnë se 58-vjeçarja Fabiola Colnaghi është dhunuar deri në vdekje nga djali i saj 24-vjeçar,
Davide Garzia.

Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka lajmëruar 112 duke rrëfyer krimin. Të dy jetonin së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur. I riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit.

Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa edhe fqinjët e kanë pohuar këtë fakt.

Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas. Sipas mediave italiane gruaja fillimisht u godit me grusht në fytyrë dhe më pas ra në tokë. Por djali i saj nuk e mbylli me kaq pasi dyshohet se e ka goditur atë derisa ka ndërruar jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: