Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se kapiteni i Quingentole, Dimitri Roveri ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare,pasi pësoi atak kardiak gjatë sfidës Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve të djalit. Në Casalpoglio ishin në fakt nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët. Dimitri, i cili jetonte në Quingentole, njoftoi të dielën e kaluar miqve dhe familjes se do të bëhej baba i një djali. Ai ishte i fejuar me Sarën dhe punonte në RSA të Schivenoglia ku kujdesej për kopshtarinë dhe pastrimin e hapësirave të strukturës.

Dimitri, një tifoz i madh i Milanit, duhet të kishte shkuar nesër në mbrëmje në Verona për të parë ndeshjen ndaj Hellas, një ndeshje vendimtare për fatet e kampionatit.

Ai ishte gjithashtu një tifoz i madh i basketbollit dhe i fiksuar pas veshjeve Armani. Mesazhe të shumta ngushëllimi që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale për një vdekje të pamundur të pranohet që në një moment e ka shndërruar një ditë feste dhe një botë të vogël plot gëzim e lumturi në një tragjedi që nuk mund t’i jepet një përgjigje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb