Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali këtë të shtunë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një shqiptar, është vrarë me thikë nga fqinji i tij, pas disa mosmarrëveshjesh që kishin pasur kohët e fundit.

Sipas mediave, shqiptari, i identifikuar si një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi s’ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra. Autori është identifikuar si një 63-vjeçar italian. Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste.

Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë pranë një nënkalimi të qytetit të Novarës.

Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë. Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb