KRUJË

Një i ri ka humbur jetën në rrethana tragjike në Krujë. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë.

Policia deklaron se 25-vjeçari me iniciale K.Ç. dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: