Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi të moshuarish në New Jersey, ku u gjetën 17 trupa të pajetë.

Daily Mail raporton se policia pasi ka marrë një telefonatë anonime, ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është përballur me skenën e rëndë. Ka dyshime se të moshuarit janë viktima të COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu bëhet e ditur se të gjithë trupat e pajetë ishin futur në një hapësirë që shërben si morg i përkohësh, por nuk kishte kapacitet për 17 viktima. Aktualisht në SHBA, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 569 viktima, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 28 326 të vdekur.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb