Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një shtetase rreth 37-vjeç shtatzënë ka humbur jetën.

37-vjeçarja e identifikuar me inicialet M.K ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.

Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është rënduar. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe autopsisë mjeko-ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb