Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një 13-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt i banesës ku jetonte.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 13-vjeçaren Kristjana Nikolla.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisē Sarandë vajza shkoi në spital me shenja vitale, reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte frakturë në këmbë dhe dorë.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së adoleshentes. Rënien e saj e ka parë rastësisht një efektiv policie banesa e të cilit ishte përballë më atë të 13 vjeçares. Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e shpuri atë në spital.

Pas ndihmës së parë adoleshentja u transportua me helikopter tek Qendra e Traumës në Tiranë, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb