Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Dyshohet se autori i krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb