Një dëshmi tronditëse dhe mjaft prekëse ka ardhur nga podiumi i protestës përpara Kryeministrisë në këtë ditë të 39-të të revoltës. Një qytetare e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit ka marrë fjalën për të denoncuar me zërin që i dridhej skandalin me rimbursimin e medikamenteve në Shqipëri, duke bërë një krahasim me shpërdorimin e fondeve publike për koncerte luksi.
E përlotur dhe e revoltuar, ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet menjëherë nga zyra për të çliruar popullin.
Qytetarja tregoi kalvarin e saj të përditshëm për të siguruar mjekimin që i mban jetën gjallë, duke nxjerrë zbuluar premtimet e qeverisë për shëndetësi falas.
“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!” deklaroi ajo përpara turmës së heshtur nga dhimbja.
E sëmura me kancer tregoi me shifra se si funksionon skema e rimbursimit në kurriz të pacientëve që luftojnë me vdekjen çdo ditë, duke ironizuar “ndihmën” e shtetit.
“I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!” përfundoi ajo fjalën e saj mes duartrokitjeve dhe thirrjeve mbështetëse të qytetarëve në shesh.
