Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në kufirin greko-shqiptar, ku pas një shkëmbimi zjarri mes disa trafikantëve që transportonin drogë dhe policisë, mbeti i vrarë një shqiptar, vjen reagimi zyrtare nga Policia e Shtetit.

Permes nje deklaratë për mediat, policia ka konfirmuar faktin se i vrarë mbeti Altin Mulla.
Një grup shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit në zonën e Pogonit, Janine.

Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur 39 vjeçari si dhe u plagos një efektiv policie. Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov.

Shqiptari i vrare

Altin Mullaj 2

Policia shqiptare sqaron se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

“Ditën e djeshme, Policia e Shtetit u informua nga Policia greke për vrasjen e një shtetasi shqiptar. Sipas informacionit të Policisë greke, shtetasi A.M., 39 vjeç, humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri.
Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje. Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar”, thuhet në njoftim e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: