Historia e një 47-vjeçareje, e cila jetën e saj së bashku me familjen e ka ndërtuar në shtetin e Turqisë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Zemër të Hapur’ në ‘News24’.

Gruaja ka rrëfyer përmes lidhjes skype se shqetësimi i kësaj familje e ka zanafillën para katër vitesh, kur lindi problematika me ish-mikeshën e saj, të cilën e strehoi në banesë në Turqi për një kohë 3-mujore. Ajo shprehet se pas disa muajve e ka ndihmuar atë edhe për të realizuar celebrimin e saj me bashkëshortin.

I pari që foli rreth historisë ishte djali i 47-vjeçares, i cili tregoi se si nisën problemet pasi nëna e tij vendosi të ndihmonte mikeshën e saj, percjell ‘BalkanWeb’.

“Atëherë unë kam qenë prezent kur kanë ndodhur të gjitha këto. Para 4 vitesh kjo zonja me inicialet E.M erdhi në Turqi për punë. Prindërit e mi jetojnë prej 7 vitesh ne Turqi. Ne kemi ikur me pasaporte tre mujore, pastaj me vone bëmë edhe letrat. Ne kemi jetuar në Mamurras, jemi tre fëmijë. Mami dhe babi janë në moshe rrethe 47- vjeçare. U sistemuam në Turqi, me pune, mami ka leje qëndrimi por jo leje pune, ndërsa babi nuk ka asnjë lloj dokumenti. Mami punonte në një kompani tekstil çorapesh, edhe pronari ishte turk rreth moshës 29 vjeç, bëhet fjalë para 4 vitesh. Kjo zonja erdhi si shqiptare për të kërkuar pune, ne e mbështetëm sepse ne i ndihmojmë shqiptaret atje. Kjo u fut aty në atë kompani për të punuar, por pronari e pëlqeu shume këtë dhe dashuri me shikim të parë. Ndodhi që pronari u fejua me këtë pas tre muajsh. Dhe më pas zonja pasi u fejua me pronarin, nisi të punonte në këtë kompani.
Për nisën problemet, pasi këtë kompani i fejuari i saj e kishte në ortakëri me çunin e vëllait dhe çunin e hallës. Pas tetë muajsh ata vendosen të martoheshin, por duhet të bëheshin procedurat në Shqipëri. Mirëpo kjo kishte një kredi në Shqipëri që po ia paguante pronari, pra i fejuari. Por ne kishim disa miq në Fushë-Mamurras, çift burrë e grua te cilëve iu thamë ta ndihmonin për të bërë dokumentet e celebrimit. Ata u angazhuan dhe shpenzimet e celebrimit i pagoi mami, sepse kjo nuk kishte mundësi. Mami iku nga puna pas katër vitesh edhe ato leke janë ende pa u marr. i shkruajtëm një mesazh ne telefon zonjës për lekët dhe ajo na u përgjigj se; ‘për 3 deri 4 muaj do ua jap’. Mirëpo kaluan 5 muaj edhe ajo përsëri nuk i dha. Pas pesë muajsh i dërguam një mesazh burrit të saj sërish. Por ata morën ne telefon dhe mami nuk ishte ty për momentin dhe u përgjigj babi. Ajo filloj duke share babin, duke i thënë se; ‘nuk do t’ja jepte kurrë lekët’. Pas disa ditësh na vjen njoftim nga policia se duhet të paraqiteshim atje. Kur mbërritëm ne rajon atje na pohuan se ajo kishte bere denoncim sikur ne e kishim kërcënuar për t’i marr lekë atyre. Në treguan versionin tonë në polici. Për ditë me radhë mami dhe babi u paraqiten në polici, dhe vazhdon procedura akoma. Kemi pasur kontakt me vëllain e atij turkut por ai na ka pohuar se; ‘unë skam pune fare me këtë histori’. Me sa kuptuam ne ata nuk kishin një familje të rregullt, sepse dukeshin shume qartë. Por nuk duhet të flasim për jetën private. Unë nga ai moment që ata bënë atë denoncim unë e kam përjetuar shumë keq sepse prindërit janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Kur e kam marr vesh më janë errësuar sytë. Marrëdhënia ime me atë turkun ka qenë shumë e mirë, vetëm kur erdhi ajo në jetën e tij ndryshoi gjithçka. Unë si fillim mua më ka thirrur në telefon, por kur isha te puna e tij ai vinte i nevrikosur dhe ushtronte dhunë ndaj meje, fizike dhe psikologjike. Unë kam qenë 14-vjeç kur ai më rrihte, kërkova mamit ta denonconim por mami më thoshte se është turp sepse kemi miqësi. Ata para ca ditësh e kanë anuluar denoncimin se nuk kanë prova. Ne kërkojmë drejtësi, vetëm kaq.”, tha i biri.

Ndërkohë, vet 47-vjeçarja pohoi se vet pronari ku ajo punonte i kishte kërkuar që ta mbante të fejuarën e tij shqiptare në shtëpi për pak kohë.

“Ajo zonjë erdhi me një kushëri të saj të cilin e njihja, po këta te them te drejtën nuk ishin rob te hajrit, ma plasën mua. Kur e çova te ky pronari ai e pëlqeu shume vajzën. Kjo nuk kishte një familje te rregullt, pronari u dashurua me të. Por duke qenë se këta u fejuan me njeri-tjetrin, pronari me kërkoi ta mbaja në shtëpi sepse kjo prindërit i kishte larg nga aty ku jetonte. Une e mora ne shtëpi pasi fola edhe me te emën. Ajo qëndroi 3 muaj ne shtepinë time, mirëpo kur kaluan disa muaj u deshën të bëheshin celebrimet duhet ta ndihmoja ne Shqiperi. Edhe une komunikova me nje shoqen time ne Shqipëri edhe keto shpenzimet i pagoi ajo, pasi u mor me procedurat. Atëherë pas dy muajsh une shkova i çova leket shoqes. Këtyre nuk ua kerkova leket sepse i shikoja qe kjo nuk kishte. Por mua nuk mi dha asnjë herë. Kur lash punën unë ja kërkova, por ajo kishte marr ne telefon nje dite kur une kisha ikur ne pazar edhe ishte përgjigjur im shoq. Por ajo nuk kishte lënë gjë pa thënë fjale te pista edhe kishte shkuar te bente denoncim ne polici dhe kishte pohuar qe sikur ja kisha kerkuar keto leke per shkuesinë gjasmë. Sikur unë kisha kërkuar lekë për njohjen e saj me pronarin tek i cili punoja. Një dite me vjen policia ne shtëpi duke na sjëllë një leter. Shkojme diten e hene në polici dhe aty mësova se ajo na kishte denoncuar. Kishte pohuar sikur ne e kishim kercenuar ate me keto leke. Pas kesaj gjëje ne nuk kemi me asnje komunikim. Erdhi vllai atij pronarit edhe na tha qe; “Une skam ca ti beje vëllait ai ka bere gabim, por une nuk di ca te beje me te”. Ai na ka shfrytëzuar ne te gjithëve ne pune. Djali im ka punuar aty ne ate kompani qe ne moshe fare te vogel edhe ata e kane keqtrajtuar kane ushtruar dhune psikologjike dhe fizike ndaj tij.”, tha gruaja.

Po ashtu ajo pohoi se tek ky pronar kishte punuar për një periudhë 7 vjeçare.

“Këtu është shumë e vështirë dhe për shqiptarët akoma më shumë. Unë te ai pronari turk kam punuar 7 vite. Më dukeshin si njerëz shumë të mirë e të pastër, ndihesha ngrohtë në atë familje deri sa erdhi ajo miqësi me atë shqiptaren. Pasi erdhi ajo shtetasja shqiptare, ma solli një mikja e vet, i gjeta punë që të punonin nënë e bijë bashkë, por kur kaluan ca kohë e sistemova te puna ime. Por pas ca kohësh pronari turk e pëlqeu shumë dhe më kërkoi që të hyja për tek familja e saj. Unë nuk e njihja mirë se aty e njoha. Por unë hyra për të edhe ata u fejuan bashkë. Por më vonë pronari më pohoi që ta mbaja në banesën time si nder pasi edhe ajo nuk kishte marrëdhënie shumë të mira me të ëmën e saj. Fola me të ëmën dhe ajo tha; ‘merre’. E mora në shtëpi edhe ai pronari ishte shumë punëtor, njeri pa fjalë shumë i edukuar. Por kur u fejua me këtë zonjën ai ndryshoi shumë. Kur u bë kjo ceremonia e fejesës asaj nuk i asnjë nga familjarët e saj. Madje as për 3 muaj. Kjo vet ankohej shpesh për të ëmën, nuk shkonin mirë. Unë e mbajta në shtëpi për hatër të pronarit sepse ai na respektonte edhe ne kishim punuar shumë. Sa e kam mbajtur në shtëpi më është dukur gocë e qetë. Sa ishte këtu na respektoi edhe kur u largua ajo edhe na falenderoi për këtë veprim që bëmë. Kur u bë ceremonia, ajo iu lut burrit të shkonte si daja i vet, për shkak të kësaj miqësie. Kemi shkuar të dy, edhe shikimi i parë i këtyre të dyve u bë te shtëpia ime. Edhe kur shkuam të pinim kafen e pamë se kishin probleme se mamaja e saj nuk donte të merrte pjesë në ceremoninë e së bijës. Unë kam luajtur rolin e nënës. Këtë bashkim çifti e kanë bërë vet. Ai e pëlqeu vet, unë thjesht i kam thënë vetëm familjes së vajzës. Kjo ishte një dashuri me shikim të parë midis tyre. Unë ua kam thënë që “mos e merrni si nder nga mua, skam bërë asgjë’. Unë kam bërë atë që mund të bënte një shqiptar. Kam tetë muaj që nuk punoj më në atë fabrikë, pasi zonja filloi të ndërhynte te puna, edhe atje ajo punë është me ortak. Filloi të ndryshonte sjellje duke qenë se ishte me atë në shtëpi dhe kishte ndikimin e asaj. Por nuk doja të përplasesha me të sepse vuaj nga tensioni edhe nga probleme të tjera. Kur do bënte fejesën më merr në telefon pronari dhe më thotë; “Dua të takoj”. Erdhi më takoi por pas këtyre gjërave rrodhën shumë probleme. Por konfliktet tona u thelluan dhe unë u largova përfundimisht nga puna, pasi ai filloi të vononte rrogën. Por unë i ndihmova për celebrimin.”, tha 47-vjeçarja.

Pjesë e emisionit përmes lidhjes telefonike është bërë dhe personi që ndihmoi nga Shqipëria për t’u bërë celebrimi i vajzës me shtetasin turk. “Na mori në telefon familja shqiptare që punonte në Stamboll edhe na kërkuan edhe mua edhe bashkëshortes time ta ndihmonim çiftin për celebrim. Ne jemi miq të ngushtë prej vitesh edhe nuk e refuzonim kurrë pasi kemi detyrime morale. Me gjithë gruan time ne u morëm me të gjitha procedurat edhe shpenzuam gati 300 euro. Ne jemi të shlyer nga miqtë.”, tha ai.

Po ashtu, emisioni ‘Me zemër të hapur’ ka bërë pjesë të debatit edhe nënën e vazjës, që pretendohet se i ka borxh 47-vjeçares.

Ajo mohoi faktin se vajza e saj i ka borxh një shumë lekësh shqiptares. “Ajo nuk e ka strehuar vajzën time. Ajo familje nuk ka bërë asgjë për vajzën time edhe fejesën e kam bërë vet. Celebrimin e ka bërë një shqiptare, e cila i ka marr lekët nga pronari, nga dhëndri im. Vajza ime nuk i ka borxh, ajo një më dy i kërkon paratë. Ajo ja bëri dhuratë vajzës time. Zonja punonte te dhëndri im edhe merrte një pagesë shumë të kënaqshme. Vajza ime nuk ka pasur fare mblesëri. Ajo pagesë nuk është bërë. Është bërë denoncimi se ata e kanë ofenduar vajzën time. Ne kemi hallet tona. Këto le t’ja thonë dhëndrit jo mua. Faleminderit që më strehuat, nuk jam në dijeni. Do flas unë dhe do i rregulloj unë.”, tha nëna e vajzës, e cila ra disa herë në kontradiktë me deklaratat e saj.

Ndërkohë, fqinja i familjes shqiptare në Turqi pohoi se ata i kanë ofruar shumë ndihmë vajzës që sot është e martuar me shtetasin turk. “Ajo është një familje e shkëlqyer edhe ata e kanë ndihmuar shumë atë shqiptaren tjetër. Ata ia kanë hapur derën asaj zonje. Ata duhet ta falënderojnë për gjithçka atë familje. Unë i njohë prej vitesh sesa punë kanë bërë ata.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb