TIRANË

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, e me sa duket nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka e ka menduar mirë si të hakmerret ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili dy seanca të kaluara e vuri në lojë për shkak të mënyrës së të folurit.

Të gjithë e panë se si dy javë më parë, kryeministri imitoi theksin e Palokës dhe madje videot e tij bënë xhiron e rrjetit, e pikërisht duket se ky ka qenë motivi që sot deputeti i PD e ka lyer me bojë shefin e qeverisë.

Kështu deklaron PD, e cila thotë se “Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli nëmënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinioni publik”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: