Lionel Messi do të luajë për Argjentinën sërish në vitin 2019, sipas menaxherit të kombëtares Albiçeleste, Jorge Burruchaga.

Messi nuk ka bërë asnjë paraqitje për kombëtaren që nga Kupa e Botës, ku Argjentina u mposht në 1/8-ën e finales nga kombëtarja që u bë kampione, Franca.

Jorge Sampaoli u largua pas një Botërori me plot turbulenca, e Messi edhe një herë dështoi të përmbushte ëndrrën e tij.

Burruchaga është i bbindur se Messi do të kthehet në ekipin e Argjentniës për Copa American që mbahet në Brazil në vitin 2019, shkruan telegrafi.

“Asnjë datë nuk është caktuar për rikthimin e Messit dhe ai nuk doi të kthehet para fundit të vitit. Por, është e pamundur që ai sërish të mos jetë në kombëtare. Kjo është fazë kalimtare. Jam i sigurt se vitin tjetër ai do të jetë në ekipin kombëtar të Argjentinës”, deklaroi Burruchaga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb