Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi e kishte kthyer banesën në “fermë”, ku u gjetën 600 gr kanabis.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, kur oficerët e policisë trokitën në derën e një apartamenti në Dyseldorf për prishjen e qetësisë. Kur efektivët i ranë ziles, dera u hap një 32-vjeçari shqiptar, mirëpo u “tradhtua” nga era e fortë e kanabisit.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 600 gr kanabis dhe 12 biçikleta, ku dyshohet se janë të vjedhura.

Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb