Një video ku shihet një gjyqtar duke urinuar në fushën e blertë, është bërë virale në rrjet.

Në videon e publikuar nga mediat, shihet gjyqtari Denis Da Silva Riberio Serafim, i cili ishte vendosur të drejtonte një ndeshje në Kupën e Brazilit.

Por, pak para se të niste sfida, gjyqtari shihet teksa urinon në mes të fushës. Pas të gjithë kësaj skene, gjyqtari shihet duke rregulluar pantallonat dhe ka vijuar përgatitjet sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Video është më e kilikuara në orët e fundit, ndërkohë ndeshja në fjalë është mbyllur me rezultatin 2-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb