Sarri arriti të fitojë me Çelsin në vitin 2018 një Europa League dhe u rendit i treti në Premier League, por disa lojtarë janë të pakënaqur me të, duke filluar nga Geri Kahill, që asokohe ishte kapiten i skuadrës. “Në gjysmë të sezonit, marrëdhënia ime me Sarrin kishte marrë fund, vështirë të kem respekt për disa nga zgjedhjet e tij”, sulmon ish-qendërmbrojtësi i përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Mbrojtësi, sot pjesë e Krital Palas, ka folur për “Daily Mail” duke u thelluar në çështje. “U riktheva në ekip më vonë se të tjerët për shkak të Kupës së Botës dhe humba disa nga këshillat e fillimsezonit, por ai ishte më shumë i interesuar për taktikat e tij, mbase më shumë se ç’duhet. E dija që po të luaja 4-5 ndeshje radhazi do të gjeja siguri dhe gjendjen fizike, por nuk e pata kurrë rastin”.

Nga ana tjetër vetëm komplimente për Antonio Konten, që i drejtori blutë dy sezone më herët, duke fituar dhe një titull të Premier League. “Një trajner i madh, si Murinjo ishte shumë i kujdesshëm ndaj detajeve. Arrogancë, por në sensin e mirë. Nëse nuk e dije përmendësh se çfarë do të bëje në fushë, nuk luaje”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: