Faqja ruse ‘Championat’ mëngjesin e sotëm i jep hapësirë ​​të ardhmes së pankinës së Spartak Moskës dhe sqaron se në orët e fundit klubi i Moskës ka kontaktuar edhe me Maurizio Sarrin, një teknik aktualisht pa kontratë pas ndërprerjes së marrëveshjes me Lazion. Sipas asaj që shkruhet, “timonieri” e refuzoi propozimin sepse ka një ofertë më interesante në tryezë.

Marizio Sarri ka thënë jo, sepse po pret Milanin, me kuqezinjtë që në verë mund të “divorcohen” me Piolin. Ekipi nga Milano shihet si një mundësi e mirë për të, pasi e njeh mirë Serie A.

Aktualisht i gjashti në ligë, Spartak Moska  drejtohet nga trajneri i ri spanjoll, Guillermo Abascal, pozicioni i të cilit megjithatë nuk është solid për shkak të edicionit me ulje-ngritje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: