FIER- Donjet Beqiraj, vëllai i Kreshnik Beqirajt, 36-vjecarit që u masakrua qershorin e kaluar nga shoku i tij Albert Zekaj i bën apel strukturave të drejtësisë që të hetojnë lidhur me ngjarjen. Ai pohoi se ndonëse kanë kaluar disa muaj nga koha kur Albert Zekaj pranoi autorësinë dhe tregoi vendin ku ndodhej trupi i pajetë i Kreshnikut, vëllai i tij zyrtarisht rezulton i zhdukur dhe jo i vrarë.


“Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, tha vëllai i Kreshnik Beqirajt.

Ndërkohë, nga burime pranë organit të akuzës bënë me dije për gazetarin Ervis Kuçi se është kryer ekspertiza mjeko ligjore prej nga është konkluduar se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Por pritet ende përgjigje nga autoritetet gjermane për kryerjen e krahasimit të ADN. Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që ai ka vdekur, mendojmë se është gjallë”, tha ai.

Në mars të këtij viti, policia dhe prokuroria arritën te zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës. Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun. Ndërsa dy ditë më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Bashkisë Fier.
Por, pavarësisht se ka pranuar autorësinë dhe ka treguar vendin ku kishte hedhur trupin e te ndjerit, Albert Zekaj nuk ka treguar ende motivin perse e vrau shokun e tij qe e kishte strehuar për dy vite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb