Conference League, ndeshjet e para të fazës çerekfinale, dhuruan rezultate surprizë, duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjet e kthimit. Fiorentina vijon ecurinë perfekte teksa përballë Lech Poznan siguroi fitoren e nëntë radhazi në Evropë.

Klubi vjollcë është vetëm një fitore larg rekordit të vendosur nga Milani në sezonin 1992/93 me dhjetë fitore radhazi në Evropë. Me fitoren 4-1 në transfertë klubi italian është praktikisht me një këmbë në fazën gjysmëfinale.

Confernece League
Confernece League

Gent-West Ham përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në barazim 2-2 përfundoi sfida ndërmjet Basel dhe Nice. Një fitore të pastër 2-0 siguroi Anderlecht përballë AZ Alkmaar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb