Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, 67 vjeç, ka qenë ndër të parët që ka marrë vaksinën kineze antiCovid-19, SinoVac, në një spital të Ankarasë, sipas Reuters.

”Unë besoj se meqë të gjithë udhëheqësit politikë, deputetët, inkurajojnë aplikimin e vaksinës COVID-19, atëherë duhet të jetë një vendim i drejtë”, tha Erdogan për gazetarët.

Presidenti turk u vaksinua me vaksinën kineze SinoVac.

Recep Tayip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954, (67 vjeç), është president i Turqisë që nga 28 gushti 2014.

Ai ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Stambollit dhe kryeministër.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb