BRITANI E MADHE

Princi William dhe Kate Middleton, ndryshe nga Meghan dhe Harry, kanë dalluar gjithmonë për faktin se mundohen t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe protokollet mbretërore. Kujtojmë që ata s’puthen në publik, Po, edhe nga një dukeshë si Kate mund t’i thyejw rregullat.

Në ditën e dasmës Kate dhe William kanë thyer jo një, por disa rregulla. I pari ishte fakti që ata kishin shoqërues (motra e Kate, Pippa Middleton dhe Princi Harry) – një traditë që nuk ekziston në dasmat mbretërore. Po ashtu, puthja e dytë që ata shkëmbyen në ballkonin e Pallatit Buckingham, si dhe fakti që nuk u nisën për muaj mjalti natën e dasmës, ishin thyerje e traditave.

Por, ka edhe diçka tjetër. Kate ka thyer edhe një traditë plot 350-vjeçare në ditën e dasmës. Ka të bëjë me flokët e saj. Dukesha zgjodhi që t’i mbante flokët lëshuar, ndërkohë që për 350 vite ka qenë traditë që çdo nuse mbretërore duhet t’i mbante flokët kapur në ditën e dasmës.

Sipas dokumentarit “William & Kate: The Journey”, dukesha u këshillua nga familja mbretërore që t’i mbante flokët kapur, siç ishte tradita, por ajo “luftoi” shumë, në mënyrë që t’ia arrinte qëllimit për t’i mbajtur lëshuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb