Kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar një intervistë me gazetaren e CNN, Isa Soares, ku në fokus ka qenë ardhja e afganëve në Shqipëri. Rama tha se qeveria shqiptare po bën gjithçka për të afruar afganët, por operacionet e evakuimit sipas tij janë tejet të vështira.

Ai shtoi se para 30 vitesh edhe Shqipëria ishte në një situatë të ngjashme dhe shtoi se në të tilla kushte, mbyllja e dyerve ndaj afganëve nuk mund të ndodhte.

Dukeni i dëshpëruar, sa i dëshpëruar jeni?

Edi Rama: Për të folur sinqerisht. Nuk është se jam i dëshpëruar, por duke qenë i përfshirë personalisht dhe me ekipin tim të ngushtë dhe ministres së Jashtme që po punon ditë e natë që këto operacione të kryhen me sukses. Në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për ata njerëz. Tingëllon shumë familjare, sepse kishim talebanët tonë që nuk ishin islamikë, marksist-leninist, sepse ishin mjaft të ngjashëm, sepse kishin të njëjtën urrejtje për artin, kulturën, për gjithçka që ishte ndryshe nga mendësia e tyre. Ata ndaluan Zotin, kështu që është diçka që e njohim. Jemi të përfshirë në të gjithë këto sepse
kështu jemi ne. Trokitëm në dyer, gjetëm dyert që na u hapën. Si mund t’ua mbyllim dyert ne tani?

Tashmë po luani rolin tuaj, po bëni pjesën tuaj dhe keni rënë dakord të prisni 4 mijë refugjatë, sa keni pritur deri më tani. Na shpjegoni si po procedohet me procesin?

Edi Rama: Shifrat janë të sakta. Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për rreth 4 mijë, kjo mund të ndryshojë. Operacionet janë bërë të vështira. Njerëzit që kanë mbërritur ende nuk kanë shkuar në 1 mijë dhe të tjerët po zvarriten jo vetëm në aeroport, por edhe në Kabul. Të gjitha organizatat kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Pra është një angazhim shumë personal. Po përballen me vështirësi të tmerrshme për të nxjerrë njerëzit nga atje. Jetët nuk janë ndryshe në vlerë, nëse je i bardhë apo i zi, nëse je shqiptar apo afgan, janë jetë njerëzore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb