Duke komentuar ngacmimet seksuale në punë, aktivistja Iris Luarasi e ftuar në “Open” në News 24, tha se në Shqipëri nuk denoncohen rastet seksuale.

“Kur vjen fjala tek ngacmimi seksual në ambientet e punës janë më të raportuarit. Në Shqipëri ne kemi fenomenin e vazhdueshëm që përdhunimi, gjëra që janë më të rënda se ngacmimi seksual që nuk i denoncojnë.

E para, është frika për t’u viktimizuar. Asnjë njeri në këtë botë sido që të vishet dhe sido që të sillet, në momentin që nuk është dakord të kryej një marrëdhënie seksuale me personin që e kërkon, kjo është dhunë. Këtë duhet tua themi fëmijëve tanë.

Nuk është se burrat nuk e kuptojnë por janë mësuar t’ia hedhin me këtë histori. Sulmet seksuale në të gjithë botën kryhen mbi gratë dhe vajzat. Edhe ngacmimi nga kolegia është po aq ngacmim seksual po aq sa i ndodh grave dhe vajzave nga shefi. E dyta, ne nuk jemi një shoqëri përkrahëse dhe elementi tjetër, është se ti duhet të jesh e mirë informuar për të mbledhur provat”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb