SPANJE

Fatkeqësisht edhe Spanja po ecen me ritmet e Italisë për sa i përket numrit të personave të infektuar dhe të vdekura nga COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetën 655 persona duke e çuar në 4089 numrin total të vdekjeve.

Po ashtu me ritme të shpejta është rritur dhe shifra e të infektuarve që ka shkuar në 56188, 10000 më shumë se një ditë më parë. Të dhënat janë dhëna nga e përditshmja spanjolle “El Pais” duke cituar ministrinë e Shëndetësisë.

Madridi mban rekordin për raste të reja, plot 2569, dhe 265 viktima. Në kryeqytet është edhe numri më i madh i rasteve në gjendje të rëndë, 1221 pacientë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: